SHPËRNDAJE

Kompania Apple ka filluar lansimin e iOS 10.3.3 për iPhone, iPad dhe iPod të hënën.

Në mesin e disa përditësimeve është edhe aftësia e pronarëve të AirPods për të përdorur Find My iPhone për të luajtur një këngë në njërën ose të dy AirPods nëse s’mund t’i gjejnë ato.

Gjithashtu, përdoruesit do të mund të shikojnë vendndodhjen e fundit të tyre, duke shikuar herën e fundit kur ishin futur në celular, transmeton Gazeta Express.

Përditësimi i fundit për sistemin operativ përmban gjithashtu edhe një funksionalitet të shtuar për Siri-n, i cili është në gjendje që të hyjë në aplikacionet e pagesave për të paguar dhe kontrolluar faturat.

Por para se ta përditësoni celularin, ruani përmbajtjen në pajisjen tuaj.