SHPËRNDAJE

Nikkei ka konfirmuar se Apple ka harmonizuar të gjitha planet e veta
Të gjitha modelet iPhone të publikuar në pjesën e dytë të vitit 2018 do të shfrytëzojnë teknologjinë e ekranit të përditësuar.

Raporte të mëhershme kanë sugjeruar se Apple nuk do “të hidhet” në tërësi në OLED deri në vitin 2019, por burime të afërta me furnizuesin thonë se Apple është bërë pak agresiv kur është në pyetje implementimi i paneleve OLED.

Apple edhe këtë vit do të prezantojë tri modele iPhone, por pritet vetëm njëri prej tyre të ketë ekran OLED, derisa dy të tjerët do të kenë panel LCD.