SHPËRNDAJE

Skema e re e emërimeve të veturave Audi do të filloj me një numër para variantit të motorit.

BMW, Mercedes dhe Audi i kanë emëruar markat e veturave të tyre elektrike me “i”. “EQ” dhe “e-tron”. Por Mercedes theu këtë rregull duke shtuar numrin “53” tek modeli AMG CLS për ta paraqitur atë si model hibrid AMG. Tani edhe Audi ka njoftuar se do të bëjë një emërim të ngjashëm të modeleve të saj, por për dallim nga Mercedes i cili e përdorë këtë emërim vetëm tek modelet me performancë sportive AMG, Audi do ta përdorë edhe në modelet tjera.

Veturat e ardhshme Audi do të kenë dy numra të cilët do të paraqesin fuqinë në kilovat. Kjo vlen për veturat me motor me djegie të brendshme, hibrid si dhe për ata me motor elektrik. Për veturat të cilat prodhojnë ndërmjet 81 dhe 96 kilovat (108-128 kf), Audi do të përdorë numrin 30, transmeton Express. Numri 45 do të jetë për modelet të cilat prodhojnë ndërmjet 169 dhe 185 kW (226-248 kf), përderisa modelet me performancë të lartë të cilët prodhojnë mbi 400 kW (536 kf) do të kenë numrin 70.

Për shembull, Audi e re A8, modeli i parë i cili do të vijë me këtë emërim dhe i cili do të ketë motor V6 3.0-litër me naftë do të emërohet si A8 50 TDI. Ndërsa, modeli A8 me motor V6 3.0-litër me benzinë do të emërohet si A8 55 TFSI.