SHPËRNDAJE

Vetëm një grusht me njerëz u mblodhën përpara dyqanit kryesor të Apple në Londër për të blerë celularët e rinj iPhone 8.

Këto pamje ishin krejt larg atyre të viteve më parë, kur turma mezi priste në radhë.

Disa thonë se kjo vjen për shkak se më të shumtë janë ata që presin daljen në shitje të iPhone X.

Të tjerë thonë se çmimi 700 sterlina nuk i josh shumë.

Ka nga ata që thonë se tashmë celularët e zgjuar janë kudo dhe me çmime më të ulëta.

iPhone X do të kushtojë 1 mijë sterlina dhe del në shitje më 3 nëntor.

Ai është celulari iPhone më i shtrenjtë në histori.