SHPËRNDAJE

Pritet që iPhone 8 të prezantohet në shtator dhe deri më tash kemi pasur mjaft informacione për pajisjen e re të kompanisë nga Kupertino

Të gjitha raportet janë unike rreth detajeve, të cilat sugjerojnë se të tri modelet e reja iPhone do të kenë shtëpizë prej xhami dhe skaje të metalit, për të mbështetur opsionin e mbushjes pa tela.

Por, shumë përdorues dëshirojnë edhe opsionin e mbushjes së shpejtë, e cila është e pranishme në numër të madh të telefonave Android. Sipas raportit më të ri të analistit Ming-Chi Kua, iPhone 8 do të ketë mbushësin 5W, me kabllon USB Type-A Lightning.

Megjithatë, analistët besojnë se telefoni do të përkrahë metodën Fast Charging dhe mbetet të shihet se sa shpejtë do të mbushet bateria me mbushësin e ri.