SHPËRNDAJE

Luftimi i nxehtësisë nuk është gjithmonë i lehtë, sidomos në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe ku temperaturat lehtë mund të arrijnë nivele të larta në periudha të caktuara të vitit.

Dhe kështu, në Emiratet e Bashkuara Arabe – veçanërisht në Dubai – shkencëtarët kanë filluar të merren me temperaturat e larta duke krijuar shiun e tyre.

Në këtë drejtim, Dubai tani po përdor dronë që fluturojnë drejt reve dhe “shkarkojnë ngarkesa elektrike” për të prodhuar shi, raportoi Vanguard.

Këto shkarkime bëjnë që retë “të mblidhen së bashku” për të prodhuar shi.

Kjo teknikë po përdoret për të ndihmuar në rritjen e reshjeve të ulëta vjetore – dhe duket se po funksionon.

Këto përpjekje janë pjesë e një projekti të vazhdueshëm prej 15 milionë dollarësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të gjeneruar reshje shiu në vend.

Teknologjia u krijua nga ekspertë në Universitetin e Reading në Mbretërinë e Bashkuar.

Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, tha se Emiratet kishin re të mjaftueshme për të krijuar kushte që do të lejonin shi.

Emiratet e Bashkuara Arabe po shikojnë gjithashtu metodat e ruajtjes së shiut që godet tokën, në vend që ta lejojnë atë të avullojë.

Për këtë qëllim, vendi ka rreth 130 diga me një kapacitet magazinimi prej 120 milion metrash kub, sipas ministrisë. /Telegrafi/