SHPËRNDAJE

Nuk është sekret se Facebookmbledh shumë të dhëna rreth përdoruesve të tij.Megjithatë, ja një fakt më pak i njohur: kjo faqe jo vetëm që i vëzhgon përdoruesit aktivë por edhe ata që nuk kanë ndonjë llogari.
Por, çfarë është kjo dhe çfarë duhet të bëni për ta parandaluar “Vëllain e Madh” që t’ju vëzhgojë?

Për çfarë arsye ju vëzhgon Facebook?

Së pari, kjo ndihmon krijimin e reklamave efektive dhe të personalizuara – bashkë me synimet e tjera. Gjurmimi i aktivitetit lejon Facebook-un që t’i mësojë preferencat e përdoruesit dhe t’i shfaqë atij reklamat në të cilat mund të jetë i interesuar më shumë.

Çfarë di Facebook për ne?

Shumë më tepër se që e mendojmë – Facebook i di edhe gjërat që nuk i tregojmë. Preferencat tuaja të reklamave, adresa, numri i celularit, edukimi, të ardhurat, kostot dhe zona ku e keni shtëpinë – të gjitha këto mblidhen përmes aktivitetit tuaj në internet.

Për më tepër, fshirja e llogarisë suaj nuk ndihmon asgjë më, pasi informacionet që i keni dhënë një herë mbesin gjithmonë në databazë.

Facebook ju vëzhgon edhe nëse nuk keni llogari

Një studim i publikuar nga Komisioni Belg për Mbrojtje të Privatësisë tregoi se Facebook madje i gjurmon faqet që vizitohen nga përdorues që kurrë nuk kanë pasur llogari në rrjetin social.

Kjo ndodh për shkak të dosjeve dhe shtesave të tjera të rrjetit social – për shembull, butoni “Like” që është në shumë uebfaqe të njohura. Megjithatë, hulumtuesit thonë se gjurmimi mund të ndodh edhe pa ndonjë ndërhyrje të shërbimeve të Facebook, shkruan Express.

Si mund ta mbroni veten?

Nëse jeni përdorues i Facebook, ja çfarë duhet të bëni, sipas specialistit Vicky Boykis:

– Mos publikoni shumë informacione personale

– Mos publikoni fotografi të fëmijëve tuaj, sidomos nëse janë shumë të rinj

– Dilni nga Facebooku kur nuk e përdorni më, ose përdorni një shfletues tjetër për aktivitete tjera

– Përdorni bllokuesit e reklamave

– Mos e instaloni Facebook Messenger në celular. Përdoreni uebfaqen në vend të tij