SHPËRNDAJE

Të ardhurat dhe fitimet e “Facebook” u rritën ndjeshëm në tremujorin më të fundit, ndërsa paratë nga reklamat dhe përdoruesit e rinj dynden në rrjetin e preferuar social.

Mbi se 2 miliardë njerëz, më shumë se çereku i botës përdor “Facebook” çdo muaj, diçka që e bën këtë media sociale një magnet për reklama.

Kompania tha se të ardhurat kaluan 9,3 miliard dollarë nga prill në qershor, një rritje prej 45% nga vjet. Ndërsa fitimet u rritën me 3,9 miliard dollarë, ose 71%.

“Patëm një tremujor të dytë mjaft të mirë këtë vit”, deklaroi shefi ekzekutiv i “Facebook Mark Zuckerberg”, i cili e themeloi faqen sociale në vitin 2004.

“Facebook” ka rritur numrin e reklamave dhe konsumatorëve, ndërsa po përpiqet të nxjerrë fitime edhe nga platforma të tjera sociale si “Instagram” dhe “Whatsapp”.

Kompania tha se “Instagram”-i po jep kontributin e tij, por është platforma e anunçimeve brenda “Facebook” që mbetet kali i betejës.

Zuckerberg tha se janë ende ditët e para për reklamat në shërbimin e mesazheve të “Facebook”, por me kohën edhe kjo do të ketë sukses. Kompania që punëson 20 600 njerëz, tha se 87% e të ardhurave nga reklamat bëhen nga aplikacioni i saj për telefona celularë./t.ch/