SHPËRNDAJE

Google ka vendosur një politikë të re që do t’i lejojë të miturit ose kujdestarët e tyre të kërkojnë që imazhet e tyre të hiqen nga rezultatet e kërkimit të kompanisë, duke thënë se “fëmijët dhe adoleshentët duhet të lundrojnë disa sfida unike në internet, veçanërisht kur një fotografi e tyre është papritur e disponueshme në Internet”.

Politika vijon me njoftimin e Google në muajin gusht se do të ndërmerrte një sërë hapash që synojnë të mbrojnë privatësinë e të miturve dhe mirëqenien e tyre mendore, duke u dhënë atyre më shumë kontroll mbi mënyrën se si ata shfaqen në internet, shkruan npr.

Google thotë se procesi për nxjerrjen e imazhit të një të mituri nga rezultatet e kërkimit fillon me plotësimin e një formulari që kërkon URL-në e imazhit të synuar.

Formulari kërkon gjithashtu URL-në e faqes së kërkimit në Google të përdorur për të gjetur imazhin dhe termat e kërkimit që janë përdorur.

Kompania më pas do të vlerësojë kërkesën për heqje.