SHPËRNDAJE

Nëse e gjeni veten të etiketuar në Instagram në ndonjë fotografi që aspak mund të mos ju pëlqejë, ekziston një mënyrë për të fshehur këto fotografi nga faqja juaj.

Për të hequr një foto të etiketuar, thjesht klikoni mbi butonin Options dhe pastaj zgjidhni “Photo Options”.

Nga këtu ju keni dy zgjedhje.

Nëse thjesht nuk doni që imazhi të shfaqet në profilin tuaj, zgjidhni “Fshih nga Profili im”.

Por në qoftë se nuk dëshironi që përdoruesit e tjerë të shohin se jeni të etiketuar në imazh, mund të zgjidhni “Hiq nga postimi” dhe tag-i yt i përdoruesit do të fshihet përgjithmonë nga imazhi.