SHPËRNDAJE

Nën-brendi i kompanisë Huawei, Honor, ka lansuar smartfonin e avancuar Honor 9 Premium në Evropë.

Honor 9 Premium vjen me 6 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme, por së shpejti pritet që ky smartfon i ri të lansohet edhe tregjet tjera në ditët në vijim, transmeton Koha.net.

Huawei Honor 9 Premium tani është prezantuar zyrtarisht në Itali, ku smartfoni do të jetë në dispozicion për shitje ekskluzivisht përmes “Tre” dhe tre shitës të tjerë, me çmim prej 450 euro.
Gjithashtu, smartfoni i ri është në dispozicion për para-porositje në Zvicër, ndërsa dërgesat do të fillojnë në fund të muajit gusht