SHPËRNDAJE

Apple prezantoi dy pajisjet e reja iPad Pro, 10.5 dhe 12.9-inçësh më herët gjatë muajit, por nuk tregoi se sa gigabajt RAM kanë dy tabletët.

Tani kjo është zbuluar nga kompanitë që merren me licencim të pajisjeve dhe është kuptuar që dy pajisjet kanë nga 4 GB RAM.

Të dy tabletët vijnë me sete procesorësh A10X Fusion, që ofron 30 për qind performancë më të mirë se gjenerata e shkuar.

Dy pajisjet janë në shitje me çmim prej 649 dhe 799 dollarë.