SHPËRNDAJE

Disa ditë para ngjarjes madhore të Apple e cila do të mbahet në 14 Shtator, një raport i ri nga analisti Ming-Chi Kuo thotë se pritet që iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max secili të kenë një konfigurim të memories me nga 1TB.

Kuo gjithashtu thotë se iPhone 13 dhe iPhone 13 mini do të kenë konfigurime të memories prej 128 GB, 256 GB dhe 512 GB, por pa opsionin me 64 GB.

Kuo gjithashtu tha se ai pret që Apple të zbulojë AirPods 3 në ngjarjen e së martës, por që Apple ndoshta do t’i mbajë AirPods 2 në dispozicion. Ai paralajmëron se iPhone 13 mund të ndikohet nga mungesat e zinxhirit të furnizimit, siç është raportuar më parë, por sipas tij kjo do të ketë ndikim të kufizuar në dërgesat e iPhone 13.

Thashethemet e tjera rreth Apple Watch 7 po parashikojnë një procesor më të shpejtë dhe një dizajn të ri harduerik, duke përfshirë ekranet më të mëdhenj dhe hapësirat e reja të orëve. Dhe iPad Mini pritet të marrë një ridizajnim të madh gjithashtu.

Ngjarja e Apple fillon në orën 13:00 ET më 14 shtator dhe do të jetë një ngjarje virtuale që transmetohet nga Apple Park, shkruan The Verge.