SHPËRNDAJE

Aplikimi i efekteve dhe filterave të ndryshme në foto dikur ishte një veçori që e kishin vetëm kompjuterët. Tani me anë të telefonave të mençur jo vetëm që mund të bëjmë foto më të mira, por mund edhe t’i rregullojmë ato me filtera të ndryshëm në mënyrën që ne duam.

Në Google Play Store dhe Apple iOS App Store ka me mijëra aplikacione që na ndihmojnë t’i bëjmë fotot tona të duken sa më bukur.

Adobe lightroom

Adobe Lightroom është aplikacioni që ka standarde të arta për foto digjitale, me shumë opsione përmes të cilave mund t’i menagjojmë dhe t’i rregullojmë ato.

Ky aplikacion është në dispozicion në Android dhe iOS, në të cilin mund të gjejmë shumë veçori për t’i bërë fotot të duken sa më mirë. Aplikacioni është falas, me përjashtim të pakos premium e cila është me pagesë.

Photoshop express

Kur flasim për aplikacionet që ndihmojnë të bëjmë foto sa më profesionale, Photoshop Express është sinonim i Adobe Photoshop.Ky aplikacion na lejon që t’i prejmë fotot, t’i kthejmë në anen tjetër, t’ua vendosim ngjyrat që duam ne, t’i bëjmë bardhë e zi, e shumë efekte të tjera. Ky aplikacion po ashtu është i disponueshëm në të dy platformat, dhe mund ta marrim edhe në telefon edhe në tablet.

 

Snapseed

Snapseed është aplikacion për foto i dizajnuar nga Google. Ka shumë efekte dhe filtera, pos ngjyrave na lejon t’i kontrollojmë edhe temperaturën, efekte të stilit të viteve 1960, korniza etj. Aplikacioni është i disponueshëm në Android dhe iOS.

Vsco

VSCO është aplikacioni i cili është i dizajnuar për t’ua bërë fotot të dukën më shumë si një film. Në këtë aplikacion mund të hapim edhe llogari në të cilën mund t’i shpërndajmë fotot tona artistike.

Lens distortions

Fillimisht ky aplikacion ka qenë i disponueshëm vetëm ne kompjuter, mirëpo së fundmi atë mund ta marrim edhe në Android dhe iOS. Me më shumë se 250 filtera, ky aplikacion bënë që fotot tona të duken shumë artistike.