SHPËRNDAJE

Mund të parkoni veturën edhe nëse nuk jeni në të Mercedes ka publikuar videon “teaser” të versionit të ri-stilizuar cabrio të klasës prestigjioze S, në prag të premierës në auto-sallonin e ardhshëm të Frankfurtit.

Përveç versionit të limuzinës, edhe modeli me tavan të hapur do të pësojë ndryshme kozmetike në eksterier.

Në kabinë po ashtu priten avancime të caktuara, të cilat pritet të përfshijnë edhe dy ekrane të reja 12,3 inç me rezolucion të lartë- njëri në vend të tabelës instrumentale dhe tjetri në qendrën për nevoja të sistemit multi-medial.

Kur bëhet fjalë për sistemin e asistimeve, aty pritet të jetë teknologjia e avancuar DISTRONIC Active Proximity Assist, Active Steer Assist, Active Lane Change Assist, Active Emergency Stop Assist dhe Traffic Sign Assist.

Pronarët e ardhshëm po ashtu presin të llogaritin edhe në sistemin e ri për parking, i cili i mundëson vozitësit që të parkohet me ndihmën e telefonit të mençur, madje edhe nëse nuk ndodhet në veturë.

Ndryshimet do të përfshijnë edhe motorizimin dhe përzgjedhja e njësive motorike do të merret nga klasa S e ridizajnuar e limuzinës. Duhet llogaritur në  bi-turbo 3.0 V6 me 367 kuaj fuqi, bi-turbo 4.0 V8 me 469 kuaj fuqi.

Në krye të ofertës do të jetë S63 me bi-turbo 4.0 V8, i cili ofron 612 kuaj fuqi.