SHPËRNDAJE

WhatsApp ka shtuar disa tipare të reja në përditësimin e sotshëm në iOS, duke shtuar filtra, albumet automatike të bisedave, dhe mundësinë për të dërguar mesazhe të shpejta.

Filtrat e fotove është përditësimi më i madh nga të tre, i cili i lejon filtrat në foto, video apo GIF para dërgimit të tyre.

Në këtë përditësim janë pesë filtra të quajtur: Pop, B&W, Cool, Chrome dhe Film, por më vonë WhatsApp do të shtoj edhe më shumë.

Përveç kësaj, nëse përdoruesit dërgojnë shumë foto apo video menjëherë në mesazhe, ata pastaj automatikisht do të grupohen dhe do të krijohet një album.

Këto tipare tani për tani do të jenë në dispozicion vetëm për iOS, ndërsa për Android do të vijnë më vonë.