SHPËRNDAJE

Për një kohë, ka pasur një hamendësime dhe spekulime lidhur me emrin që Nokia do të vendosë në modelin e saj të ri dhe të avancuar të telefonit. Pas lansimit zyrtar të Nokia 8 tani është përfolur një tjetër version i telefonit që pritet të quhet Nokia 9.

Gjatë kësaj nisme, përfaqësuesit e HMD Global bën që të kuptohet se një telefon me një ekran më të madh se Nokia 8 është aktualisht në zhvillim, në mënyrë që “të përmbushë nevojat e të gjithë përdoruesve”.

Supozojmë se po flasim për një pajisje tjetër premium, pas Nokia 8, pasi përndryshe ekziston tashmë një model me një ekran më të madh në portofolin e HMD-së – dhe ky është Nokia 6.

Ky telefon ende i panjoftuar ndoshta do të jetë ai që do të mbajë emrin e Nokia 9 dhe skica e parë e rrjedhur online, na tregon se çfarë duhet të presim prej saj, sa i përket pamjes.

Siç është parë, Nokia 9 bashkohet me trendin kundër kornizave që ishte aq i suksesshëm këtë vit, ndryshe nga Nokia 8 që duket se ende i çmon ato. Sensori i gjurmëve të gishtave lëviz në pjesën e prapme, sepse thjesht nuk ka vend për të.

Është thënë se pajisja posedon Snapdragon 835, 6 ose 8GB RAM, 128GB hapësirë, një skaner iris dhe certifikim IP68 për rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit. Thuhet se mburret me të njëjtin sistem të dyfishtë të kamerës së pasme, si Nokia 8. Çmimi, ndërsa 8 do të shkojë deri në 599 € për 8, 9 do të kushtojë rreth € 749.