SHPËRNDAJE

Celulari OnePlus 10 Pro do të debutojë në tregun kinez në fillim të janarit.

Sipas shefit të kësaj kompanie, Pete Lau, modeli më i ri i linjës OnePlus do të ketë ekran LTPO 2.0, 6.7 inç e të butë, si dhe do të jetë i disponueshëm me hapësirë nga 12 deri në 512 GB.

Kamera flitet se do të jetë 48 MP, me kamerën e dytë me kënd të gjërë me 50 MP.

Telefoni inteligjent thuhet se ka një bateri 5000 mAh me mbështetje 80W me tela dhe 50W me karikimin me valë.

Modeli pritet të vijë në ngjyrë të zezë dhe të gjelbërt.

Sipas Laut, telefoni do të lansohet në vende të tjera gjatë muajve mars ose prill të vitit të ardhshëm.