SHPËRNDAJE

Porsche ka prezantuar serinë e re të modelit Macan që ndryshime të mëdha sjell në motor, sistemin e informimit dhe stilit.

Tani dritat LED janë standarde te ky model ndërsa ndryshime të lehta vërehen te dritat e pasme që kanë stil të Cayenne, por më të gjera. Dallime tjera janë edhe katër ngjyra të reja dhe dizajnet e reja të rrotave që vijnë me diametër 20 dhe 21-inç.

Në kabinë mund të vëreni një dizajn të ngjashëm me modelin sportiv 911. Gypat e ventilimit që dikur ishin në qendër të kabinës janë ripozicionuar për t’i hapur rrugë sistemit me ekranin 11-inç që ka navigacionin dhe kontrollin me zë.

Teknologjia shtrihet përtej ekranit, pasi Macani ofron asistimin në trafik që mundëson vozitjen, frenimin autonom në shpejtësi deri në 70 kilometra në orë.

Ndryshimi më i madh vjen në motor që tani më nuk do të jetë diesel. Kjo do të thotë se modeli do të ketë tri seri me benzinë, atë me 252 kuajfuqi 2.0, të riun 3.0 litra V6 me 351 kuajfuqi në Macanin S, seria me 2.9 litra V6 me turbo të dyfishtë dhe njësia fundit me motorin e ngjashëm që ka Audi RS 4 dhe prodhon 434 kuajfuqi.

Porsche ende nuk ka konfirmuar çmimet e serive të reja, por duke shtuar teknologjinë e prezantuar Macani i ri pritet të ketë çmime duke filluar nga 50 mijë euro.