SHPËRNDAJE

Takimi i këtyre veturave të mahnitshme gjermane, po krahasohet sikur dueli i boksit mes Muhammad Ali dhe Mike Tyson, sikur të ishin në ditët e tyre të lavdishme.

Modeli E63 S, për momenti është më i fuqishmi nga prodhuesi Mercedes, që me 600 kuajfuqi, arrin të ketë shpejtësi dhe qëndrueshmëri gjatë lëvizjes, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Porsche nuk ka prodhuar ndonjëherë veturë më të mirë, që bënë bashkë lëvizjen e shpejtë, komoditetin dhe dukjen e përkryer.

Të dy këto vetura, që së bashku kanë 1,145 kuajfui, janë krahasuar derisa shpejtojnë në shtigje të ndryshme, si dhe për elementet përbërëse.