SHPËRNDAJE

A e gjeni shpesh veten duke bërë kërkime në Facebook dhe duke shpenzuar shumë kohë në Instagram e duke parë videot e TikTok për orë të tëra.

Ndërsa aplikacionet e mediave sociale vazhdojnë të konsumojnë jetën e përditshme, gjithnjë e më shumë përdorues po rivlerësojnë kohën e tyre në platformat online.

Një ish-punonjës i Facebook, Francis Haugen, thotë se produktet e kompanisë dëmtojnë fëmijët dhe nxisin polarizimin.

Vitet e fundit, disa të famshëm të profilit të lartë ose kanë çaktivizuar përkohësisht llogaritë e tyre në mediat sociale ose kanë zgjedhur të shkëputen përgjithmonë për një sërë arsyesh.

Ekspertët konsiderojnë se për shkak se këto platforma janë krijuar për të mbajtur vëmendjen e njerëzve, abstenimi mund të jetë një betejë e vështirë.

“Është ajo që ne e quajmë ekonomia e vëmendjes,” tha Shana MacDonald, një profesoreshë komunikimi në Universitetin e Waterloo.

Ndryshe, pavarësisht varësisë, shqetësimeve për privatësinë, shëndetin mendor dhe vërshimi i dezinformatave janë disa nga faktorët shtytës që i motivojnë përdoruesit që të largohen plotësisht nga rrjetet sociale./GE/