SHPËRNDAJE

Edhe pse ishte pritur lansimi i tij me datën 21 korrik, kjo nuk ndodhi, ndërkaq pritet që Nokia 8 të jetë një celular android me të vërtetë i mirë.

Kjo ka bërë që të vazhdojnë të dalin ‘zbulime paraprake’ rreth këtij celulari të ri të Nokias.

Ashtu siç ishte përfolur nga fillimi, celulari do të ketë kamerë të dyfishtë. Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e publikuara nga rrjeti social kinez Baidu, transmeton lajmi.net

Nokia 8 ishte pritur të lansohej më 21 korrik dhe çmimi pritet që të jetë 589 euro. Kur të lansohet, Nokia 8 mund të jetë në dispozicion në katër opsione ngjyrash – të kaltër, çelik, artë/kaltër dhe artë/bakër. /Lajmi.net/