SHPËRNDAJE

Kompania e njohur britanike, Project Kahn, prezanton edhe një model tjetër të modifikuar, ku si model bazë është Range Rover Sport.

Modeli i ri i modifikuar quhet Project Kahn Range Rover Sport 3.0 SDV6 Diesel HSE Signature Edition.

Project Kahn për këtë model ka zgjedhur eksterier me ngjyrë të zezë Santorini, mbishkrimin “KAHN” në kofano dhe derën e bagazhit, detajet nga çeliku, set të ri të rrotave RS600 me diametër prej 22-inç, enterier prej lëkure, etj.

Ky Range Rover Sport i modifikuar në Britani të Madhe kushton 69,999 funte, rreth 79,000 euro.