SHPËRNDAJE

Menaxhimi i ‘screenshotave’ në iPhone-in tuaj do të bëhet shumë më i lehtë.

Një nga ndryshimet më të mëdha që Apple do të sjellë me iOS 11 do të jetë mundësia për të edituar dhe shpërndarë shpejtë ‘screenshotet’ sapo t’i bëni ato, pa pasur nevojë që të shkoni në aplikacionin Photos.

Kjo do të bëhet falë përmirësimit të një veçorie të quajtur Markup, e cila më parë nuk mund të gjendej lehtë nëse nuk dinit ku të shikonit, transmeton Gazeta Express.

Apple e ka lehtësuar këtë proces me iOS 11, pasi kur do të bëni ‘screenshot’ tash e tutje, imazhi do të paraqitet në fund të skajit të majtë të celularit tuaj.