SHPËRNDAJE

Nëse jeni të lodhur nga postimet e shpeshta të miqëve tuaj që juve nuk ju pëlqejnë atëherë Facebook ju vjen në ndihmë me butonin e ri.

Rrjeti social po teston një butontë ri të quajtur “Snooze” (Dremit) që i lejon përdoruesit t’i fshehin nga kohështrirja e tyre përkohësisht njerëzit, faqet dhe grupet për periudha të ndryshme kohore – prej 24 orë, një javë e deri në 30 ditë.

Ky buton mendohet të jetë një “shpëtim” për përdoruesit e rrjetit social të cilët nuk dëshirojnë tu shfaqen postime nga miq të mërzitshëm në postime.