SHPËRNDAJE

Koncepti i Kenguru dhe EV është i dizajnuar veçanërisht për njerëzit që e përdorin karrocën.

Krijuesi i veturës, Istvan Kissaroslaki, me bazë në Teksas, bëri bashkë 30 investitorë për të mbledhur 4 milionë dollarë të nevojshme për ta dërguar veturën në rrugë.

Dhe brenda pak kohësh, njerëzit që janë në karrocë ishin në gjendje që ta përdornin atë, transmeton Gazeta Express.

Çmimi i veturës është 25,000 dollarë dhe është më i vogël se një veturë Smart, prodhohet në SHBA, ka drita LED dhe mund të shkojë deri në 25km në orë.