SHPËRNDAJE

Pak kohë më parë një rrjedhje tregoi se 20 qershori mund të jetë dita e zbulimit të OnePlus 5-it të shumë pritur dhe  të shumëpërfolur. Dhe sot kompania kineze vetë ka vendosur të konfirmojë këtë informacion, duke zbuluar zyrtarisht se  do të sjell telefonin e ardhshëm të tyre në atë datë.

Është dërguar një email tek abonentët e kompanisë, duke u thënë atyre të përgatiten për ngjarjen në internet që do të zhvillohet më 20 qershor.

Kjo do të ndodhë në orën 12 EDT, me një fjalim zyrtar të transmetuar drejtpërsëdrejti në të gjithë internetin. Pas kësaj, kompania do të organizoj një numër ngjarjesh pop-up rreth globit, ku do të shfaqë pajisjen e re.

OnePlus tashmë ka zbuluar se celulari do të mundësohet nga  Snapdragon 835 të Qualcomm dhe mund të shfaqë më shumë versione të ngjyrave sesa ndonjë prej paraardhësve të tij. Telefoni mund të jetë edhe më i hollë sesa rivalët e tij.