SHPËRNDAJE

Shumë shpesh ju a ka ndodhur të merrni dieta të ndryshme dhe në secilën prej tyre u ka shënuar se buka është rreptësisht e ndalua.

Ju keni menduar që ky eliminim i bukës ka të bëjë vetëm me tretjen e ushqimeve dhe që mos konsumimi i saj do të ju bën të bini në peshë ato të ndiheni më mirë.

Është e vërtetë që teprimi i dozës së bukës shkakton dëme, mirëpo prapë trupi ka nevojë për karbohidrati njëjtë siç trupi ka nevojë për vitamina apo minerale. Më poshtë do ‘i lexoni edhe  të kuptoni edhe disa faktorë plus se pse buka është e dëmshme për organizmin,

Trupi eliminon vetiu ujin e tepërt në trup

Kur ju reduktoni sasinë e karbohidrateve të marra, trupi eliminon rezervat hidrike të ujit, duke ju krijuar përshtypjen se ju keni humbur peshë. Ju nuk keni humbur masë yndyrore.

Ju mund të sëmureni më lehtë

Karbohidratet  janë burimi kryesor i energjisë.  Kur ju nuk hani më bukë, forcat imune të trupit bien, e ju mund të përjetoni disa shqetësime. Ndër to përmendim si erën e rënde të gojës, gojë e thatë, lodhje, marramendja, pagjumësia, të përzierja etj.

Rritet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit

Një studim i bërë gjatë vitit 2014 zbuloi se karbohidratet e rafinuara rrisin nivelin e acideve yndyrore duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit Tip 2. Ndërkohë, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, drithërat mund të përmirësojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe diabetit të tipit të 2-të.

Ndiheni më të lodhur

Karbohidratet janë karburanti i trupit të njeriut dhe nëse ju nuk “furnizoheni” me lëndën e parë sigurisht që do të ndiheni të lodhur.

Eliminimi i bukës nga regjimi ushqimor do të shkaktojë gjithashtu probleme me jashtëqitjen dhe procesin e tretjes.

Luhatje humori 
Karbohidratet rrisin nivelin e serotoninës neurotransmetuesit që na bën të ndihemi më mirë./