SHPËRNDAJE
  1. Për Medvegjën tonë!

    Çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po vijon ende të jetë tema qendrore e debatit për shqiptarët në troje, duke lënë si padashje pa vëmendje zgjedhjet vendore që do të mbahen më 8 shtator 2019 në Medvegjë.
    Shqiptarët në Serbi më shumë se kurrë kanë nevojë për bashkim, për unifikim mendimi e veprimi, për ringritje dhe ecje përpara. Veçimi, egoizmi, lufta ndër vedi, po na dëmton shumë, duke u lënë terren të lirë politikave dëmtuese ndaj shqiptarëve që ndërmerr parreshtuar qeveria qendrore në Serbi. Nga tre komunat shqiptare në jug të Serbisë, Medvegja është ajo më e rrezikuara dhe ku fshirja e adresave dhe çregjistrimi po lënë gjithnjë e më shumë gjurmë dhe po ndikojnë ndjeshëm në uljen e numrit të popullatës shqiptare në trojet tona autoktone.
    Si pjesë e partisë “Alternativa për Ndryshim”, unë se bashku me bashkëqytetarë medvegjas, patriot e dashamirës, që nuk ndalin së dashuri tokën e tyre dhe që punojnë pa rreshtur për rivitalizimin e vendlindjes sonë kemi ndërrmarrë një hap të rëndësishëm, të bëhemi pjesë e zgjedhjeve vendore, me qëllim që zëri i medvegjasve të forcohet, që të mbrojmë edhe më shumë popullatën shqiptare në Medvegjë dhe njëkohësisht t’u japim mundësinë medvegjasve të jenë pjesë e përfaqësive zyrtare të shqiptarëve të Luginës.
    Të dashur medvegjas!
    Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, për besimin tuaj, për përkrahjen tuaj, për votën tuaj, që të kontribuojmë në vendimmarrjen vendore për të ringritur Medvegjën tone, për të ferenuar zbrazjen e trojeve tona stërgjyshore dhe për të përcjellë edhe zërin tuaj në tryezat kombëtare e ndërkombëtare ku trajtohet çështja e shqiptarëve në Serbi.
    Unë së bashku me bashkëpunëtorët e mi kemi bindjen se, vetëm të bashkuar ne mund të triumfojmë, të përballojmë sfidat e përditshme dhe të ndërtojmë të ardhmen në Medvegjën tonë.
    Duke filluar nga dita e enjte, dt. 1 gusht 2019, ne do të fillojmë grumbullimin e nënshkrimeve si mbështetje për listën zgjedhore të partisë “Alternativa për Ndryshim” për këshillin komunal në Medvegjë.
    Ne ju ftojmë të përkrahni në zgjedhjet vendore dhe të votoni për në këshillin komunal kandidatët e partisë “Alternativa për Ndryshim”:
    Bartës i listës Muharrem Salihu