SHPËRNDAJE

Klina sot festoi 20 vjetorin e çlirimit

Sot bashkë me kryetarin e komunës së Klinës z. Zenun Elezaj dhe kryesuesin e kuvendit z. Fadil Gashin zhvilluam një takim shumë vëllazërorë në ambientet e kabinetit të kryetarit të komunës.

Gjithashtu bashkë me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Mirjeta Kalludra dhe z. Lahi Brahimaj morëm pjesë në Seancën Solemne të Kuvendit Komunal të Klinës nga ku vazhduam për ti nderuar dëshmorët dhe martirët e luftës.

Mikpritjen më të ngrohtë dhe porositë më të çmueshme mi dha baci Halil, babai i dëshmorit Mujë Krasniqi.

Komuna e Klinës me një qasje proaktive mundohet të zgjidh problemet e përditshme të qytetarëve, i uroj punë të mbarë kryetarit të komunës me stafin e tij dhe i falënderoj për ftesën dhe për shkëmbimin e ideve.

Urime Klinë, ta gëzoni lirinë!