SHPËRNDAJE

Sot mbushen 10 vjet nga vrasja makabre e politikanit dhe humanistit te madh nga Rahovica e Presheves Ing.Isuf Azizi

Gjithmone serbia djemt me te mire te kombit nuk i lene mbi faqen e dheut ku i lindi dhe rriti nena shqiptare, keta djem qe aq shume e deshen vendin dhe popullin e tyre dhe qe dhane gjithqka per popullin dhe vendin e tyre edhe ate me te shtrenjten, jeten e tyre.
Ing.Isuf Azizi u lind dhe u rrit ne Rahovicen legjendare, u lind ne nje familje tradicionalisht shqiptare dhe fetare, i edukuar me moral dhe dashuri per popull dhe atdhe.
I rritur mbi kto fryma patriotike skishte si te dilte tjeter as Isufi, gjithmone triumfonte kudo qe ishte, ai iu fut politikes per te sjell nje fryme te re ne arenen preshevare, nje fryme atdhedashese, nga ana tjeter ishte biznismeni me i suksesshem ne jugun e serbise, dhe gjithqka qe kishte e jepte per humanitet, sepse Isufi ishte ne sherbim te popullit.
Duke i pare te gjitha keto karakteristika, shtetin serb e pengonin dhe djemt si Isufi shteti sdonte ti kishte te gjalle, sepse ishin kundra politikave shtypse ndaj shqiptareve, dhe shteti kishte vendosur qe ne nje prej neteve ne shtepin e Isufit ta eliminonte fizikisht, por kishte haruar nje detaj, sepse ikonat e popujve nuk vdesin asnjeher, ato jetojne sa te jetoje njerezimi.
Po e perfundoj me nje thenje: ka njerez qe jane te vdekur edhe pse jetojne, por ka njerez qe jane te gjalle edhe pse kane vdekur kohe me pare, e i tille ishte Isufi.
I qoft i leht dheu i Rahovices qe aq shume e deshti dhe u flijua per te.