SHPËRNDAJE

Ushqimi ka shumë rëndësi për mirëmbajtjen e eshtrave.Janë disa ushqime të cilat janë të domosdoshme nëse duam eshtra të fortë.

Qumështi. Qumështi ka përmbajtje të lartë të kalciumit i cili është përbërësi kryesor që siguron eshtra të fortë.

Kosi. Edhe Kosi ka përbërës që ju sigurojnë eshtra të fortë dhe të shëndetshëm.

Djathi. Djathi gjithashtu ka përmbajtje të lartë të kalciumit dhe nëse doni eshtra të fortë, bëni mirë të konsumoni djath vazhdimisht.

Salmoni. Yndyrat Omega 3 dhe 6 që gjenden më peshkun salmon janë burim kryesor i shëndetit të eshtrave tuaja, transmeton Indeksonline.

Vezët. Vezët janë të pasura me proteina. Këto të fundit janë një domosdoshmëri për eshtrat tuaja.

Bajamet. Eshtra të fortë mund të keni edhe nëpërmjet konsumimit të bajameve.

Perimet e gjelbërta. Perimet me fleta të gjelbërta sikurse spinaqi janë një domosdoshmëri për eshtra të fortë.