SHPËRNDAJE

Korporata FLUIDI: Afera me cigare nuk na përketë neve, ngarkesa është bërë diku në Maqedoni nga persona të pa njohur per Korporatën Fluidi

Një video e cila po qarkullon së fundi nëpër rrjetet sociale, ku shihet dogana hungareze e cila kap një ngarkesë me kontrabandë, e maskuar me produktet të Jaffa Champions nga “Fluidi Coorporation”. Në fillim, kjo video ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët të cilët janë dëshpruar tej mase me ato pamje, të cilat flisnin për një përfshirje në biznes të pisët një kompani dhe një familje shumë serioze dhe të ndershme, ashtu sic njihen.
Agjencia e Lajmeve “Bota Sot” i ka kontaktuar menagjerë të Korporatës “Fluidi” njëherit edhe anëtarë të familjes Mustafa, të cilët në mënyrë kategorike janë distancuar nga pamjet të cilat shihen në atë video, duke thënë se ajo që shihet në pamje nuk i përketë punës tonë 25 vjecare me nderë.
“Puna jonë tash e 25 vite ka qenë e bazuar në angazhim, ndershmëri,rrespekt dhe përkushtim të madhë në prodhim por edhe në të bërit biznes në përgjithësi. Pamjet të cilat i shihni në atë video janë për të ardhur keq, me të vërtet personat përgjegjës duhet të ndëshkohen nga organet e rendit atje ku është kapur ajo ngarkes, sepse ashtu jo se e dëmtojnë imazhin tonë, pasi që ne, besimin tek klientët e kemi të shenjtë dhe të ndërtuar ndërë vite, por gjerat të tilla janë kriminale dhe nuk duhet toleruar. Ajo cka është për të ardhur keq, se këta keqbërës me siguri e kanë përdorur seriozitetin e kompanisë tonë, që më lehtë të manipulojnë organet e rendit të shtetit hungarez”, janë shprehur për “Bota Sot” nga “Fluidi Corporation.