SHPËRNDAJE

LDA ALBANIA NËSHKRUANË MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE ME ORGANIZATËN HUKI NË KROACI

Zagreb, Mars 2019 – Organizata Leadership Development Association Albania & Kosovo në Zagreb të Kroacisë ka lidhë memorandum bashkëpunimi me organizatën Kroate Croatian Office for Creativity and Inovation (Hrvatski ured za kreativnost i inovacije – HUKI) për fituar të drejtën ekskluzive për të bërë organizimin e konferencave ndërkombëtare “LEAPin” në qytetet Tiranë (Shqipëri), Prishtinë (Kosovë) dhe Preshevë (Serbi), pra në vendet ku edhe ka të hapura degët e saj (dega e Preshevës zyrtarizohet këtë muaj).

Ky memorandum shërben që të vendosen bazat e përgjegjësitë mbi organizatën LDA Albania, për të organizuar konferencën ndërkombëtare LEAPin në qytetet e lartëpërmendura për një periudhë pesë vjeçare. Memorandumi ka hyrë në fuqi në momentin e nënshkrimit ndërsa dy personat përgjegjës për zbatimin e tij në Shqipëri, Kosovë dhe Preshevë janë Z.Marilo Meta, President i shoqatës & udhëheqës i këtij projekti madhor dhe Z.Qëndrim Hoxha, CEO në degën e LDA-së për Kosovë & Asistent Ekzekutiv për zbatim të memorandumit në vendet që përmendëm.

Pas kthimit në Shqipëri i pari i LDA-së Z.Marilo Meta është shprehur se është i lumtur që LDA do të ofroj mundësi për qindra të rinj shqipëtar të ndjekin konferencat LEAPin në Tiranë, Prishtinë dhe Preshevë ndërsa një pjesë e tyre do kenë fatin që të marrin pjesë edhe në samitin LEAP I cili do të mbahet në marsin e vitit 2020 në qytetin e Zagrebit, ndërsa CEO i LDA-së për Kosovën Z.Qëndrim Hoxha u zotua se do angazhohet fuqimisht për zbatimin në praktik të këtij memorandumi pikë pas pike, me vizion të qartë dhe në bashkëpunim të plotë me organizatën HUKI të cilën edhe e ka falënderuar për bashkëpunimin. LDA po vazhdon përpjekjet e saj maksimale që rininë shqiptare ta mbaj sa më afër Europës si për nga aktivitetet e rinisë, edukimit dhe kulturës ashtu edhe nga pjesëmarrja në evente të rëndësishme si LEAP Summit.