SHPËRNDAJE

Pushimet tuaja verore mund të jenë shumë të shkurtra, ose mund të mos keni mundësinë të bëni atë që doni. Por, ashtu si në çdo gjë tjetër, edhe planifikimi i pushimeve ndikohet nga shenja juaj e horoskopit.

Çdo shenjë ka preferencat e veta dhe mund t’iu ndihmojnë për të krijuar një ide se ku mund të udhëtoni apo me kë person do të kënaqeni më tepër gjatë pushimeve tuaja.

Dashi
Personat e kësaj shenje duan gjithmonë të eksplorojnë gjëra të reja. Ata janë gjithmonë energjikë dhe gjithmonë të gatshëm për të bërë lojëra të ndryshme. Nëse një Dash planifikon pushimet, sigurohet që vendi i zgjedhur të ofrojë larmishmëri aktivitetesh pasi pushimet e qeta e bezdisin atë.

Demi
Këta persona kërkojnë pushime në të cilat mund të provojnë gjëra të mira dhe luksoze. Aktivitetet e tyre gjatë pushimeve përfshijnë blerje në dyqane të njohura, darka në restorante luksoze dhe trajtime relaksuese.

Binjakët
Binjakët pëlqejnë të udhëtojnë në çdo vend të mundshëm. Muzetë, parqet dhe kulturat e ndryshme i tërheqin më së shumti ata. Këta persona nuk lodhen asnjëherë dhe duan të njohin çdo cep të vendit ku do të pushojnë.

Gaforrja
Zakonisht nuk do të gjeni një person të kësaj shenje në grupime të mëdha turistësh, pasi preferojnë të kenë një grup të caktuar dhe të jenë të rezervuar në aktivitetet e tyre. Gaforret kanë aftësinë të gjejnë gjithmonë vendin më pak të njohur, por njëkohësisht shumë të veçantë për të kaluar pushimet e tyre.

Luani
Ashtu si çdo gjë tjetër që mund të bëjnë personat e kësaj shenje edhe pushimet për ta duhet të jenë perfekte. Nuk ka rëndësi nëse ata zgjedhin të vizitojnë muze apo të bëhen pjesë e një feste të çmendur në klubet më të mëdha, Luanët duan patjetër të kenë një organizim të detajuar përpara se të bëjnë zgjedhjen finale.