SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë para se të prezantohet zyrtarisht në Frankfurt Motor Show, Porsche ka treguar se si do të duket Cayenne i ri.

Gjenerata e tretë e këtij modeli që do të lansohet vitin që vjen, ka pësuar ndryshime të vogla në pjesën e jashtme, ndërsa ndryshime të dukshme në enterier dhe nën kapak, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është thënë se do t’i ketë 340 kuajfuqi, nuk u bënë të ditura detajet që do ta përcjellin.

Por, dihet se do të kushtojë 65 mijë dollarë, që është për gjashtë mijë më shtrenjtë se Cayenne që është tani në shitje.

Njohësit e makinave, e kanë vlerësuar lartë këtë model dhe kanë thënë se do të ketë sukses të madh kur të lansohet.