SHPËRNDAJE

Kosova nuk ka tokë për të dhënë, e as kufij për t’i luajtur.

Çfarëdo vetëiniciative për t’i lëkundur kufijt e shtetit tonë është e paarsyeshme, e papranueshme dhe e pamundur.

Mendoj se vetëm deklaratat e tilla janë të lëndueshme, sepse ky popull ka sakrifikuar shumë për të ruajtur sovranitetin territorial të cilin e gëzojmë të tillë edhe sot.

Pata nderin e rastin që të takojë këto ditë njerëz me zë të politikës gjermane të cilët qëndrojnë fuqishëm prapa deklaratës së mikes të Kosovës, Angela Merkel.

Një fjalë e popullit thotë se “në mal pa sakicë” nuk duhet të futesh.

Shpresoj që kjo fjalë të vlejë për secilin politikan që për interesa personale, po tenton të luaj me fatin e një popull