SHPËRNDAJE

Marrëdhënia e tij e ngushtë si baba për vajzën e ka kthyer në një super interpretim megjithëse kjo dashuri e madhe për të nuk ka mundur ti ndalën edhe lotët sa herë e këndon këtë këngë. Dhe mesazhi është njaft i bukur vajzat duhet të jenë të barabarta në dashurinë e prindit pa dallim duke lënë mënjanë të quajturën traditë në këtë rast jo të mirë ku shqiptarët veçojnë më shumë djemtë.

Për këtë temë shumë interesante e reale ka menduar artisti i njohur Duli i cili sapo ka ardhur me projektin më të ri një super këngë me titull ” Çika e babës”. Mësojmë se ky është punimi i fundit i mikut të tij dhe artistit të djerë Eroll Dogani që Duli e ka kënduar pa e prekur fare ashtu siç e ka lënë vëllau i tij muzikant Erolli e vetë këngëtari thotë kështu teksa kujton atë “Nganjëherë defektet tona nuk janë pengesë që përmes tyre të ruajmë një kujtim, përmes kujtimit të pikojnë lotët, e ato lotë lutemi të bëhen lum në Xhennet për vëllaun tonë Eroll Dogani”.

Teksti i këngës është shkruar nga Kreshnik Avdiu e video me skenar nga Melinda Zuka është realizuar në Zvicër nga Loni Production te shtëpia e shqiptarit Ferdi Mustafa 1963 Vétroz VS e ku vetë ky person është sponsorizues i klipit, e kënga po pëlqehet mjaft e po dëgjohet shumë e ia vlen ta klikoni e ta dëgjoni e ta ridëgjoni atë.