SHPËRNDAJE

 

Hisen Berisha, bashkëpunëtor i kolonelit Ahmet Krasniqi, ka thënë se  atë e ka vrarë dora e zezë e Serbisë.

Ai e dha këtë deklaratë sot kur edhe Krasniqi u rivarros në Kosovë, 20 vjet pasi ishte vrarë në Tiranë.

 

 

“Dora e zezë e Serbisë  [e vrau Ahmet Krasniqin]”, tha Berisha në Info Magazine.

“Pse Tirana ishte e paqarkullueshme, dhe e padepërtueshme për Dorën e Zezë serbe?”

 

 

Madje, ai shpjegon se edhe sikur Krasniqi të ishte vrarë nga ndonjë shqiptar, atëherë ai shqiptar ka qenë “dorë e zezë e Serbisë”, pasi që Berisha nuk sheh arsye pse ai do të vritej nga ndonjë shqiptar.

“Unë jam konsistent në këtë se Ahmet Krasniqin e ka vrarë dora e zezë e Serbisë”.

“Ju mund të më thoni ndoshta e ka vrarë ndonjë shqiptar”.

“Por ai shqiptar kur shkon në atë selinë e urdhër-dhënies do të jetë dorë e zezë e Serbisë sepse përndryshe, kush do e  vriste një ministër lufte që pretendonte unifikimin e faktorit ushtarak të kohës dhe zhvillimit e luftës çlirimtare nga kufiri?”.

“Kush do e vriste përpos Serbisë? Kujt i pengonte përpos Serbisë?”