SHPËRNDAJE

A ka ai një vajzë nga Tirana që ia ka marrë zemrën apo thjesht ka kënduar bukur asaj në projektin më të ri muzikor?!. Po flasim për këngëtarin simpatik Koli Picaku, i cili vjen me këngën e re shoqëruar me klip që mban titullin “Goc tirone”, ku si producent i këngës është J&K Records me tekst dhe muzikë nga Elvis Tenko, saks Adi Malaj dhe video punuar nga Elio Kalivaci. Kënga është mjaft e bukur e ka nisur të pëlqehet mjaft që në ditët e para të publikimit, dhe ia vlen ta dëgjoni deri sa të zbulojmë se cila është ajo vajza nga Tirana.