SHPËRNDAJE

Lirona Zuka nga Medvegja, edhe pse e re në moshë, është shum aktive në jetën kulturore dhe kombëtare në komunën e Medvegjës. Ajo njihet si aktiviste e denjë e këtyre anëve. Ajo së fundmi ka dal me një apel për të shpërngulurit nga Medvegja, të cilëve u bënë ftesë që të përkrahin bashkëvendasit e saj të mbetur në Medvegjë.
„Bashkevendasit e mi, ju qe padeshire u larguat nga ky vend, por qe kurre nuk e harruat.
Ju qe ne zgjidhje jeni te gatshem te vini te gjithe, ne numer aq te madhe dhe te pritni me ore te tera ne kufij dhe ta shkatrroni sistemin, ju qe nuk mungoni ne asnje manifestim ne kete vend, qe ditet e pushimit te juaj vini ti kaloni ketu, ju qe mendoni per kete vend, ja deshironi ditet me te mira, ju qe mendoni per neve qe kemi mbetur ketu, qe ta ruajm traditen, gjuhen dhe ato pak shtepi shqiptare qe kane mbetur.
Ne dhe ky vend kemi nevoje per ju,ftoheni që nesër, të enjten nga ora 7:00 deri në ora 15:00 pranë Kuvendit Komunal në Medvegjë , të deklaroheni me anë të nënshkrimeve në mbështetjen e listës zgjedhore për Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Njoftojme se autobusi per nesër eshte falas, vajtje-ardhje, sipas orarit dhe itinerarit të zakonshëm!!“ thuhet në apelin e Lironës