SHPËRNDAJE

Ai e ka mbajtur fjalën dhe ka pak ditë që e ka sjellë në treg projektin e tij më të ri muzikor e këtë herë të realizuar me videoklip. Po flasim pë artistin që u vlerësua nga të gjithë kur këndoi për herë të parë vitin e kaluar në “Kënga Magjike”, për KHUBA apo siç jo të gjithë e njohin atë me emrin e vërtetë Shkëlzen. Kënga është krijuar me vijë melodike dhe tekst nga vetë ai në bashkëpunim me Besar Likaj ku ky i fundit është kujdesur për vijën melodike e video është punuar nga Fatlum Nerguti. Megjithëse kënga doli në një kohë jo të mirë të shëndetin në botë ajo të qetëson shpirtin kur e dëgjon.