SHPËRNDAJE

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se procesi i votimit është duke shkuar ne rregull.

Daka ka thënë se për çështjet e raportuara në media, për të cilat rastet ku ka vepër penale do të merret prokuroria dhe policia.

Ajo ka thënë se në krahasim më zgjedhjet e fundit nacionale deri në orën 15:00, në këto zgjedhje ka një rritje të vogël.

Në këto zgjedhje deri në orën 15:00, kanë votuar 27.87, ndërsa në zgjedhjet e 2014-së deri në orën 15:00, kishin votuar 25.36 përqind.

Daka nuk ka dhënë ndonjë kohë se kur do të dalin më rezultatet preliminare.