SHPËRNDAJE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Berlin.

Ai është pritur nga stafi diplomatik i ambasadës dhe nga disa qytetarë. Por para se të nis fjalimin kryeministri Haradinaj kishte vërejtje të madhe për trajtimin që po iu bëhej shtetasve të Kosovës në ambasadë.

 

 

“Kush është konsull këtu…çka janë gjithë ata njerëz te dera tu prit…unë po qohem”, ka thënë Haradinaj para që të niste fjalimin.

I menjëhershëm ishte arsyetimi i konsullit i cili tha se trajtimi i kërkesave të qytetarëve bëhet pas orës 13:00, por kjo nuk i pëlqeu aspak kryeministrit Haradinaj.

Konsulli para se ta lëshonte takimin për tu marr me kërkesat e qytetarëve në ambasadë, falënderoi kryeministrin për vërejtjet.

Ndërkohë mirëseardhje kryeministrit i kishte uruar paraprakisht ambasadori Beqë Cufaj.