SHPËRNDAJE

 “Unë quhem Kujtim, jam 18 vjeç nga Rahoveci i Kosovës. I jam falenderues Zotit që ma dha mundësinë ta kryej shkollimin tim në liri dhe paqe, një mundësi që nuk e ka pasur vëlli im, i cili është vrarë në luftën e Kosovës në viteve 1998-1999.

Kujtim Isma sapo e ka mbaruar shkollën e mesme, në drejtimin e shkencave natyrore, ndryshe nga vëllai ai tashmë mund tëjetojë jetën e tij në liri.  

Kujto

“Fatkeqësisht ai kishte mundësi të shijonte vetëm 17 pranvera, jeta e tij mori fund para syve të babat, të cilin edhe e plagosën bashkë me vëllane. Dhimbja ishte e madhe për familjaret e mi pasi vëlli im ishte djali i vetëm në familje. Dy vite pas vdekjes se tij në ditet e fundit të pranverës, erdha unë në këtë botë…”– tregon ai.

“Ditën që linda unë nisi një jetë e re për prindërit e mi edhe pse pak të shtyrë në moshë ata u munduan me gjithçka që kishin nëmënyrë që unë të rritesha sa më mirë. Më quajtën Kujtim, ashtu si dhe vëllai im, i cili quhej gjithashtu Kujtim dhe jam krenar qe e mbaj emrin e tij. 10 vite pasi erdha në jetë nëna ime nga dhimbjet që kishte për vdekjen e vëllait u sëmur rëndë dhe u largua nga kjo botë. E gjithë historia e familjes sime më shtyu tëurrej me gjithë zemër e shpirt ata që e shkatkaun këtë tragjedi, serbët”- pranon Kujtimi.

Kjo ishte jeta e Kujtimi disa vite më parë, përpara se në qytetin e tij të bëhej pjesë e disa grupeve me fëmijë, që kishin ne thelbin e tyre paqen. “Kids for Peace”, apo “Fëmijër për Paqen” ishin grupet e krijuara nga organizata World Vision, e që kishin si qëllim të rindërtonin marrëdhënie të thyera mes fëmijëve tëetnive të ndryshme, si shqiptarë, serbë, ashkai, rom dhe egjyptian në shumë zona të Kosovës.    

 

Kur u bëra pjesë e organizates, World Vision me Klubet e Paqes,  gjërat morën një tjetër rrjedhë. Unë kisha takime me fëmijë të etnive të ndryshme, e sidomos me ata serbë. Unë i tregoja babait tim për këto takime dhe ai ishte dakord edhe pse serbët i kanë sjellë shumë fatkeqësi familjes sonë. Gjatë këtyre takimeve kam pasur mundësinë ta them historinë time edhe para të gjithëve dhe kam vërejtur se edhe fëmijët serb ndiheshin keq për ato që kishin bërë paraarëdhësit e tyre gjatë luftës. Të jem i sinqertë stafi i Ëorld Vision më kanë dhënë mësime, të cilat me kanë shërbyer si çelës për të hapur çdo portë madje falë tyre, e di që nuk mund t’i fajësoj fëmijët serbë për atë që ka ndodhur me herët. Jam krenar që urrejtja ime ndaj tyre është zhdukur,kam dëshirë që në të ardhmen dy shtetet fqinje të bashkëjetojmësi mos më mirë. përfundon ai.

Historia e Kujtimi dhe e rrëfimit të tij, erdhi gjatë eventin të 20 vjetorit të ogranizatës humanitare World Vision, në Shqipëri dhe në Kosovë. Ashtu si ka ndryshuar jeta e Kujtimit, gjatë këtyre 20 viteve, falë punës dhe përkushtimit të një stafi të dedikuar në 24 bashki, jeta e 50 mijë fëmijëve shqiptarë përmirësohet çdo vit.

Gjatë dy dekadave, kjo organizatë ka punuar për të krijuar një mjedis ku fëmijët të kenë mundësi të rriten me dinjitet dhe të zhvillojnë potencialin e tyre.

Zbatimi i të drejtave të njeriut, mirëqeverisja ku pjesëmarrja e komunitetit është parakusht dhe strukturat dhe sistemet e drejta janë gjërat që ne do jemi duke punuar në vitet në vijim , prandaj për këtë na duhet ndihma e secilit prej jush sot. Vetëm së bashku, në partneritet mund ti bëjmë ballë sfidave të kohës që janë rreth nesh dhe të shohim me shpresë drejt një të tashmeje dhe të ardhmeje impresionuese për fëmijë dhe të rinjtë në Shqipëri dhe Kosovë. Kanë kaluar 20 vite, por misioni i Ëorld Vision në Shqipëri dhe Kosovë vazhdon”,- tha në fjalën e saj, Znj. Eljona Boçe Elmazi, Drejtore Kombëtare e World Vision në Ballkanin Perëndimor, gjatë eventin të 20 vjetorit të World Vision në Shqipëri dhe Kosovë të mbajtur në Muzeun Historik Kombërtar, më 12 shtator 2019.

Gjatë eventit morën pjesë përfaqësuese të intitucioneve kombëtare dhe lokale, përfaqësues të organizatave të shoqëri civile, Agjencive ndërkombëtare, Ambasadorë të përfaqësive diplomatike në vend, media, përfaqësues të korporatave dhe akedemive.

Në 20 vjetorin e World Vision, Zyra e Shqipërisë dhe Kosovës, ekspozita “Një Rrugëtim Shprese dhe Transformimi” sjell disa nga imazhet më të fuqishme nga larmishmëria e arkivit të organizatës. Ekspozita pasqyron momentet më të rëndësishme përgjatë dy dekadave, si dhe nevojat e komuniteteve ku ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë në Shqipëri dhe Kosovë. Si vizitorë, ju do të udhëtoni pas në kohë përmes katër fazave të “Rrugëtimit tonë të Shpresës dhe Transformimit”.

 

Një ekpozitë për njerëzit e thjeshtë

“Një rrugëtim shprese dhe transformimi” është ekspozita që sjell në fokus histori njerëzore, jetë fëmijësh dhe familjesh ndryshuara falë dashurisë dhe përkushtimit, që të kenë një jetë në plotësi. Copëza historie, momente kyçe dhe dramatike të Shqipërisë dhe Kosovës, foto të fuqishme, instalacione, video janë në ekspozitën, që u hap në Muzeun Historik Kombëtar, që rrëfejnë jetët dhe historitë e njerëzve të thjeshtë, atyre më në nevojë. 20 vjetorin e Ëorld Vision në Shqipëri dhe në Kosovë, në eventin që u mbajt mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita rrëfen një rrugëtim gjatë dy dekadave, në katër faza. Faza e parë, emergjenca e krizës së refugjatëve, që erdhën në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë. Faza e dytë, rindërtimi (Shtëpi, shkolla, qendra shëndetësore, ndërtim urash dhe sistemesh të ujit te pijshëm dhe vaditjes). Faza e tretë, angazhimi dhe zhvillimi komunitar dhe faza e katërt kundër pabarazisë dhe përjashtimit.

Ekspozita vijon të jetë e hapur për publikun deri më datë 15 shtator 2019.