SHPËRNDAJE

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli mori pjesë në Ratkoc, vendlindjen e kandidatit për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, në tubimin hapës të fushatës.

Ai tha se Hoti është kandidati më i mirë për postin e kryeministrit të qeverisë së ardhshme të Kosovës, e cila sipas tij do të jetë qeveria më e suksesshme e vendit.

“Hotin e do vendlindja. Pra, e do Kosova. Unë do ta ndihmoj atë me gjithë potencialin tim, që qeveria që ai do të udhëheqë, të jetë qeveria më e suksesshme e Kosovës. Ai është zgjidhja më e mirë. E drejta vonon, por nuk harron. E drejta është me ne ketë herë”, ka thënë presidenti Pacolli në këtë tubim.