SHPËRNDAJE

Vizita e fundit në Kosovë e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka sjellë reagime të shumta.

Asociacioni  u bë “mollë sherri” për vazhdimin e bisedimeve  mes Kosovës dhe Serbisë,  por  Bashkimi Evropian tani ka kërkuar që të ndërrohet edhe Kushtetuta e  Kosovës.

Për këto deklarata ka reaguar anëtari i AAK-së, Granit Shala i cili jeton dhe vepron në diasporë,përcjell GazetaDirket.

Ai, përmes një statusi në facebook, ka thënë se “Mogherini dhe Lajçaku janë ombrellë e interesave të Serbisë”.

“Mogherini dhe Lajçaku janë ombrellë e interesave të Serbisë “

Asaj kohe kur lideri Haradinaj me këmbëngulje fliste për pakënaqësitë dhe skenarët e mundshme të fshehta të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e gjithë skena politike dhe analistët e sponsorizuar iu kishte vërsulur Haradinajt, me pretendimin se ky i fundit po i prishte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si pasojë e mos pajtimeve të shumta që kishte me ndërmjetësuesen për dialogun Kosovë- Serbi.

Njëjtë sikur Mogherini edhe përfaqësuesi aktual i këtij dialogu, Miroslav Lajçak, po del tejet ombrellë e interesave të Serbisë.

Situata me Lajçakun mund të themi se është shumë më e hapur dhe më e rrezikshme sesa ajo e paraardhëses së tij sepse në krye të Qeverisë është një Kryeministër i cili nuk ka guxim ta flas realitetin e kurrsesi të merr vendime.

Kosovës dhe qytetarëve të saj i duhet një Zot shtëpie, andaj, për këtë arsye mendoj se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, derisa Kryeministri Hoti dhe ekipi i tij frikacak nuk e kanë çuar vendin në skaj të humnerës.

Me Respekt

Granit Shala.