SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka qëndruar dje në Bruksel ku ka pasur takim me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Për takimin e djeshëm, zëvendëskryeministri, njëherit kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bisilimi ka njoftuar se ka zhvilluar takime dypalëshe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në këto takime të jenë diskutuar çështjet e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

“Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dje gjatë ditës zhvilloi takime dypalëshe me Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në këto takime u diskutua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë. U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet të jetë diskutuar edhe për çështjen e targave të veturave.

“Çështje tjetër e diskutimit ishte edhe ajo e targave të veturave. Grupet teknike kanë filluar të finalizojnë propozimet e tyre përfundimtare. Takimet e grupeve teknike do të vazhdojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare të opsioneve sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë.