SHPËRNDAJE

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot ( e mërkurë) seancën plenare me pikat e papërfunduar nga seancat e kaluara.

Në rend të ditës janë dhjetëra pika. Një ndër pikat që ka ngjallur debat është shtrenjtimi i energjisë elektrike, për këtë do të ketë votim të propozim-rezolutës, do të shqyrtohen disa projektligje si për për Arkivat Shtetërore, për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, për financimin e subjekteve politike, për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës, për vetëqeverisjen lokale, për akcizën në produktet e duhanit, për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,  për tokën bujqësore, për kimikate, për Ushqim, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, për Shëndetin Mendor, emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, Propozimet e GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin parlamentar dhe plotësimin e anëtarit në Komisionin Ad-hoc. votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi, Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Pika e fundit është votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri.

Autor: RTKlive