SHPËRNDAJE
Në fjalën e popullit shumë herë është thënë se pushtetarët frikën më të madhe për mbajtjen e pushtetit e kanë atëherë kur nga zinxhiri u këputen, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë.
Kjo “mesele”, mesa duket është përkufizimi i duhur mes raporteve të kryeministrit Kurti me Dardan Mulliqaj.
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim dhe mos t’u besojmë lojërave viktimizuese dhe poezive të Kurtit.
Një kryeministër-politikanë i cili gjithmonë dhe në çdo kohë gjenë mundësi dhe arsye për t’i sulmuar, heshtur, nënvlerësuar dhe arrestuar ish-kolegët e tij të afërt, nuk duhet të jetë në krye të vndit, derisa organet e ligjit t’a zhveshin dhe ta zbuojnë se çka fshihet pas këtyre veprimeve komuniste.
Kosova si një shtet i vogël me armiq të mëdhenjë, nuk ka nevojë për udhëheqje diktatoriale si në kohën e Millosheviqit, por ka nevojë të ketë politikan dhe njerëz të cilët me të vertetë dinë, duan dhe punojnë për të mirën e vendit dhe të popullit të tij.
-A është Dardani njeri i cilli punoi shumë për të arritur tek Albini?
-A thua Dardani e din çdo rrugicë e cilla e sjellë aty ku është Albini dhe për këtë Albini e kundërshton…?
-A është Dardani njeri shumë i aftë për poltikë dhe duke e ditur Albini aftësinë e tij është duke e kundershtuar në këtë mënyrë?
-Albini duhet ta kuptoi se Dardani nuk është naiv…nuk ka mundësi t’a heshtë duke i thurrur poezi dhe duke i ngritur gracka pas shpinës sikurse ka vepruar me politikanët e tjerë.
Autor: Granit SHALA